Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i përkushtuar maksimalisht ndaj situatës së krijuar me virusin CoVID-19, përkatëisht variantin “Delta”.
Me këtë rast Manxhuka ka shkruat edhe një porosi për ata që sipas tij po fshihen prapa virusit e që janë në anën e tij.
“Një kryeministër si Albin Kurti e kemi në momentin e duhur. Maksimalisht i përkushtuar ndaj situatës së krijuar.
Nuk ka vend për panik, me respektim të masave e me vaksinim do t'ja dalim, ndërkohë ata që po fshihen prapa virusit e që janë në anën e tij e që mezi se kanë pritur këtë moment do të ecin së bashku me virusin.”, përfundoi ai