Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka deklaruar se nesër do të publikohen emrat e 85 inspektorëve të AUV, si një nga masat për rritjen e kapaciteteve për të mbikëqyrur zbatimin e masava anti-COVID.
“Kemi marrë lajmin e trishtueshëm se 36 qytetarë kanë humbur betejën më Covid. Varianti delta po del shpërndarës dhe shumë agresiv dhe ka shkaktua vdekje dhe infektime ditëve te fundit. Natyra e përhapjes nuk është progresive por eksplozive. Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim për sat e reja është e pakënaqshme zbatimi i masave, do të shtojmë inspektimet, do të bëjmë 6-fishimin e inspektorëve të AUV. 85 të tjerë plus nga 17 i kemi aktiv 11, 6 janë të sëmurë”, ka thënë Kurti.
“E kemi AUV-in siç e kemi gjetur me 17 inspektorë. Për të inspektuar masat me sukses do të gjashtë fishojmë numrin”, tha ai.
Kurti ka thënë se orari i punës së policisë do të zgjatet nga 8 orë në 12 orë në ditë. Dhe se do të shtohet prezenca e policisë në të gjitha rrugët dhe vendbanimet e Kosovës.
“Orari i punës së Policisë do të zgjatët në 12 orë në ditë”, tha ai.
“I kemi rritur kapacitet e shtretërve mbi 1600 dhe do t`i shtojmë sipas nevojës”, tha Kurti.
Ndryshe, institucionet e shëndetësore në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi.
Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.
Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.
Rastet e reja dalin pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 336 persona.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.