Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me deklaratën e kryeminsitrit Kurti që u shpreh se nuk ka mundësi të i mbyllë qytetarët e të i financojë ata.
Ai thotë se Kurti është shprehur i sinqert pasi kemi një shtet të varfër që nuk ka buxhet të mjaftueshëm të siguroj dozat e vaksinave për të gjith qytetarët, percjell “Bota sot”.
Shkurt, pa infuzionin ekonomik të mërgatës, ne nuk mund as dimrin ta presim, shkroi më tej analisti.
Postimi i plotë
Albin Kurti: Kosova nuk ka mundësi t’i mbyllë qytetarët e t’i financojë
Çka të thotë më shkurt e më shqip një kryeministër i një shteti që edhe vaksinat i merr donacion. Pra, shtet i varfër që nuk ka buxhet të mjaftueshëm të sigurojë dozat e vaksinave për krejt qytetarët. Kryeministër që e morri Kosovën të rrjepur nga ata që donin të privatizonin edhe ajrin, e lëre më bocat e oksigjenit.
Shkurt, pa infuzionin ekonomik të mërgatës, ne nuk mund as dimrin ta presim, e lëre më valën e re të pandemisë! Kjo natyrisht nuk vlen për opozitën e majmur.
Faleminderit kryeministër për sinqeritetin!