Kurti: Vaksina ka dhe vaksinimi po vazhdon

Aktuale

Kurti: Vaksina ka dhe vaksinimi po vazhdon

Nga: M.H. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:32
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebok ka shkruar në lidhje me gjendjen pandemike në vend,

Ai shpreh ngushëllime familjarëve e qytetarëve që humbën më të dashurit e tyre duke shtuar që qeveria po vazhdon të jetë e përkushtuar, përcjell “Bota sot”.

Kurti thotë se vaksina ka dhe vaksinimi po vazhdon, e shumë shpejt edhe më shumë vaksina do të vijnë, sepse ato janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo pandemi.

Shkrimi i plotë

Pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajtëm konferencë për media ku njoftuam për vendimet tona të fundit si masa për luftimin e pandemisë Covid-19.

Ngushëllime familjarëve e qytetarëve që humbën më të dashurit e tyre. Qeveria juaj është e përkushtuar në luftën tonë të përbashkët. Vaksina ka dhe vaksinimi po vazhdon, e shumë shpejt edhe më shumë vaksina do të vijnë, sepse ato janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo pandemi. Mbani distancën, maskën dhe higjienën personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat