BIK paraqet masat e reja antiCovid për myslimanët, xhumaja falet me 2/3 tërmine

Aktuale

BIK paraqet masat e reja antiCovid për myslimanët, xhumaja falet me 2/3 tërmine

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:01
Foto Ilustrim

Duke parë gjenden e rëndë me COVID-19, Bashkësia Islame e Kosovës ka ardhur me masa të reja për gjithë besimtarët mysliman.

Në faqën në Facebook, BIK ka treguar se janë pezulluar gjitha tubimet fetare, ndërsa, janë të ndaluara të pamet dhe pritjet për ngushëllime, shkruan Syri Kosova.

Xhamitë do jenë të hapura për namaze ditore, kurse, në rast që ka shumë xhematlinj për namaz të xhumasë, ajo do falet në 2/3 termine.

Masat e parapara hyjnë në fuqi nga sot, e deri me 13 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat