AGK: Gazetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë orës policore, me vete u duhen këto dokumente

Aktuale

AGK: Gazetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë orës policore, me vete u duhen këto dokumente

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

AGK ka njoftuar gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, që mund të lëvizin lirshëm edhe përgjatë orës policore, por që me vete duhet të kenë lejen e veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ID-në e punës.

Postimi i plotë:

Kolegë të nderuar,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ju njofton se gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, mund të lëvizin lirshëm edhe përgjatë orës policore, por që me vete duhet të kenë lejen e veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ID-në e punës.
U bëjmë thirrje kolegëve që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete ID-të e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat