Disa kryetarë sot nuk kanë shkuar në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti, për të diskutuar për pandeminë me Covid në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka thënë se pandemia nuk duhet politizuar, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Albin Kurti është Kryeministër i Republikës dhe çdo ftesë për bashkëpunim për të luftuar pandeminë, duhet pranuar.
Miftaraj ka thënë se pjesëmarrja në takim mund të sjell rezultat pozitiv por bojkoti jo.
Postimi i tij i plotë:
Pandemia nuk duhet politizuar.
Albin Kurti është Kryeministër i Republikës, andaj çdo ftesë për koordinim dhe bashkëpunim për të parandaluar dhe luftuar pandeminë duhet trajtuar nga aspekti i mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve.
Pjesëmarrja në takim edhe mundet me sjell ndonjë rezultat pozitiv, bojkoti asgjë pozitive nuk sjell.