​Sveçla: 74 për qind e policëve janë vaksinuar, brenda tri ditëve vaksinohen të gjithë

Aktuale

​Sveçla: 74 për qind e policëve janë vaksinuar, brenda tri ditëve vaksinohen të gjithë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 13:44
Xhelal Sveçla

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar rreth shtatë mijë policë. Pritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë që të gjithë zyrtarët policorë të vaksinohen gjatë këtyre ditëve, të paktën me një vaksinë. Ministri Xhelal Sveçla ka njoftuar se është angazhuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës për të inspektuar zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se janë iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se janë identifikuar nëntë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar në 48 orëshin e fundit. Ndërkohë që ndaj nëntë personave janë ngritur kallëzime penale.

Sveçla: Do të sigurohemi që personat e infektuar të vetizolohen në shtëpi

"Do të garantojmë që PK në maksimum do të angazhohet që të zbatojë masat e Qeverisë së Kosovës. Por, edhe që do tu përmbahet atyre masave si institucion. Për këtë kemi angazhuar edhe Inspektoratin e Policisë së Kosovës. Tashmë unë kam kërkuar nga ta që të inspektojnë zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës nga Policia e Kosovës. Si dhe sjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në raport me masat e qeverisë. Në të njëjtë kohë, PK do të bëjë kontrollin e personave që tashmë janë në listën e IKPShK-së, si të infektuar. Që të sigurojmë që ata të cilët nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor të vetizolohen në shtëpitë atyre. Dhe ata të cilët kthehen në Kosovë dhe nënshkruajnë nën betim deklaratën për vetizolim të sigurohemi që ata i përmbahen këtij obligimi ", u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Brendshme ka treguar për numrin e policëve të vaksinuar deri në këtë javë.

Sveçla: Mbi 6800 policë të vaksinuar

"Deri më 30 gusht, mbi 6807 policisë të vaksinuar, apo 74,14 për qind prej tyre. Kanë mbetur edhe 2375 zyrtarë policorë. Unë jam i bindur që brenda 2-3 ditëve do të kemi vaksinimin qind për qind të Policisë së Kosovës me dozën e parë, dhe pastaj normalisht sipas protokolleve shëndetësore edhe me të dytën”, ka deklaruar Sveçla.

Më tej, Sveçla para mediave ka folur edhe për arrestimin e personave nën dyshimet për falsifikim të testeve PCR.

Sveçla: Kemi shqiptuar 112 mijë e 156 gjoba për mos respektim të masave

“Nga janari i këtij viti deri më 30 gusht ne kemi shqiptuar 112 mijë e 156 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID, por edhe jemi angazhuar që të mbështesim institucionet tjera si në aspektin e hetimeve po ashtu edhe në aspektin e parandalimeve. Tashmë kemi iniciuar dy raste për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të testeve PCR-COVID-19. Po ashtu, janë kontrolluar edhe tri agjenci dhe janë identifikuar nëntë persona, tre prej të cilëve edhe janë arrestuar në 48 orëshin e fundit. Ndaj, nëntë personave janë ngritur kallëzime penale”, ka njoftuar Sveçla para gazetarëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat