Vitia: Presim 450 mijë dozave të Pfizer nga SHBA dhe 150 mijë doza AstraZeneca nga Gjermania

Aktuale

Vitia: Presim 450 mijë dozave të Pfizer nga SHBA dhe 150 mijë doza AstraZeneca nga Gjermania

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:59

E plotësuar (16:06): ​Vitia njofton se gjatë shtatorit qytetarët mund të vaksinohen edhe gjatë të dielave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka quajtur ditë të rëndë sot pas raportimit të humbjes së 26 jetëve të qytetarëve si pasojë e COVID-19.

Ai tha se shumica e të vdekurve kanë qenë të pa vaksinuar, ndërsa 6 prej tyre të vaksinuar, por nuk dihet nëse kanë marrë dy dozat apo jo.

“Janë shumica të pa vaksinuar nga 26 pacientë, 6 pacientë të vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar, por nuk është specifikuar me një apo dy doza të gjithë me sëmundje shoqëruese”, tha Vitia.

Për njohjen e certifikatave të vaksinimit, Vitia tha se janë duke punuar që kjo të bëhet në ditët në vijim.

Lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës, Vitia tha se koncentrimi i tij është në menaxhim të pandemisë.

“Për sqarim, jam Arben Vitia i njëjti person edhe para viti 2013 edhe gjatë kohës kur kam qenë drejtor i Shëndetësisë, jam i njëjti Arben Vitia në kohë të ndryshme, nuk kam folur as apostrofuar garën time si kryetar, nuk kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni dëshmitarë dhe i gjithë koncentrimi është në menaxhimin e pandemisë”, tha Vitia.

Ndërsa, nga shtatori ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar vaksinimi edhe gjatë të dielave.

Vitia tregon skenarët që po përgatit SHSKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që po mban për media ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës po përgatit disa skenar në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Në rast të rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim për shkak të COVID-19, Vitia ka thënë se si skenar mund të jetë edhe organizimit i spitaleve të karakterit fushor.

Megjithse, Vitia ka thënë se gjendja e sotme në SHSKUK është shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për organizime të tilla.

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët. Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Vitia ka thënë se do të punësojnë staf shtesë shëndetësor, dhe se sot do t’i publikojnë listat me mbi 1 mijë punonjës shëndetësor.

Vitia ka thënë se po bëhet edhe furnizimi i institucioneve publike shëndetësore me barnat e nevojshme.

Fushata për kryetar të Prishtinës, Vitia flet për herë të fundit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media është pyetur dhe ka folur pak për fushatën që do ta bëjë në garën për kryetar të Prishtinës. Vitia tha se ende nuk po merret me fushatë dhe se është i koncentruar vetëm në luftimin e pandemisë.

Vitia tha se është i njëjti siç ka qenë në Qeverinë Kurti 1 dhe më herët gjatë punës së tij në Komunën e Prishtinës si drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë.

“Jam i njëjti Arben Vitia. Unë s’kam folur dhe as s’kam postuar as edhe një herë për garën time për kryetar të kryeqytetit. Në asnjë sekondë unë s’kam bërë asnjëherë fushatë, siç jeni edhe ju dëshmitarë. I gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë”, tha Vitia.

Ai deklaroi se Kosova po përballet me variantin e ri Delta të koronavirusit, i cili tha se është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ministri tha se kjo do të jetë hera e fundit që flet për fushatën zgjedhore deri kur kryeministri Albin Kurti ta emërojë dikë tjetër në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

“Ne po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është varianti Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo në fakt është hera e parë që po e zgjas kaq shumë, por do të jetë edhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore, natyrisht, derisa kryeministri do të vendos të më zëvendësoj”, u shpreh Vitia.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19.

Vitia ka bërë të ditur se mbrëmë ka arritur kontingjenti i ri prej 53 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga kontrata e nënshkruar.

“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se në tre mujorin e tertë ku gjendemi nga kontrata me Pfizer do të vijnë 622 mijë vaksina ku një pjesë e tyre ka arritur gjatë korrikut dhe gushtit.

“Presim edhe arritjen e mbi 450 mijë dozave të Pfizer nga COVAX pjesë e donacionit nga SHBA. Kemi vaksina të mjaftueshme të Pfizer dhe AstraZeneca. Janë gjeneruar terminë të reja për tu vaksinuar”, ka thënë Vitia.

Ministri ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen.

“Mos zgjidhni se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo me rëndësi është që të vaksinohemi sa më parë. Ne kemi vaksina të sigurta”, u shpreh ministri.

Vitia shtoi se së shpejti pritet të publikohet edhe lista e 1 mijë punonjësve të ri shëndetësorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat