Një grua shtatzënë në mesin e viktimave nga COVID-19

Aktuale

Një grua shtatzënë në mesin e viktimave nga COVID-19

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:58
Foto

Agreta Gecaj – Gashi, drejtoreshë e bordit të SHSKUK-së, ka thënë që në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë.

Gecaj-Gashi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991.

“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv.

Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuarme dy doza”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat