Policia e Lezhës informon se një pushues nga Kosova, 76 vjeç është mbytur në plazhin e Shëngjinit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bëhet me dije se viktima është shtetasi Jetulla Beqiri.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.