Brenda kësaj Klinike janë 118 pacientë që po luftojnë me Covid 19.
Lufta më e vështirë me këtë sëmundje të rëndë infektive është për 105 prej tyre, të cilët po trajtohen me oksigjen e që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i klinikës Arben Vishaj.
Tutje Vishaj tregon që 99% e rasteve janë me variantin delta, variant ky që është më i rëndë se varianti Sarscov2.
Për shkak të gjendjes të cilën po e kalojnë pacientët e shtrirë brenda infektives dhe për shkak të mbushjes së shtretërve, të infektuarit po drejtohen në klinikat e tjera me Covid.
Vishaj tutje për T7 tha që në kujdesin intensiv janë 12 respirator gjithsej në dispozicion. Kurse në këtë repart aktualisht ka 6 pacientë të shtrirë.
Klinika Infektive mbetet qendra më e madhe mjekësore që ofron trajtim për pacientët me Covid 19 që nga fillimi i pandemisë.