Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave anti-COVID.
“Vendose maskën, është më e lehtë se virusi, më e lirë se gjoba! Respektoni masat”, thuhet në mesazhin e policisë.
Ndryshe nga e hëna në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19.
Gastronomia do të funksionojë në hapësirë e orar të kufizuar, ndërsa është bërë obligative sërish edhe bartja e maskave, si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00.
