Bajrami, Kurtit: Si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura, kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e tyre

Aktuale

Bajrami, Kurtit: Si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura, kryeministër bëni zgjidhje për hapjen e tyre

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Në kushte normale sot do të kishte nisur viti i ri shkollor, por për shkak të numrit të madh të infektimeve me COVID-19, ministria e arsimit ka marr vendim për shtyrje e mësimit deri më 13 shtator.

Për këtë ka reaguar deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, e cila i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti që të bëjnë një zgjidhje për hapjen e shkollave.

“Deri tash s’kam parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave. Kryeministër bëni zgjidhje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi në Facebook:

Kryeministër bëni zgjidhje për hapjen shkollave

Sot, si në kohë lufte, shkollat janë të mbyllura. Kjo nuk është zgjidhje. Sot do të duhej të uronim fillimin e vitit të ri shkollor. Sikurse po ndodh në vendet e rajonit. Kur erdhi pandemia, më 11 mars 2020 u mbyllën shkollat por pas një jave filloi mësimi online.

Kryeministër, duhet të bëni zgjidhje, e di që jeni i zënë edhe me punë tjera, edhe më angazhime e punësime partiake, edhe me fushatën elektorale, por po kërkoj nga ju dhe secili anëtar i kabinetit qeveritar të fokusoheni në gjetjen e një zgjidhje për hapjen e shkollave.

Deri tash s’kam parë një rrugë të qartë, një strategji ose dokument të Ministrisë së Arsimit për hapjen e shkollave.

Kryeministër bëni zgjidhje. Ka kohë për fushatë elektorale. Ka kohë për sulme politike.

Qytetarët ju votuan për të bërë zgjidhje dhe fjala është e Juaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat