Krasniqi: I pritshëm roli i Escobarit edhe në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Krasniqi: I pritshëm roli i Escobarit edhe në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:13
Gabriel Escobari

Emërimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i Gabriel Escobarit si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, pritet të sjell eksperiencë të re edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu po vlerëson njohësja e çështjeve të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Jeta Kransiqi, e cila u shpreh se roli i tij pritet të jetë i përfshirë edhe në agjendën e bisedimeve.

”z.Escobar duket që njeh mire rajonin fal eksperiencës së tij, dhe së fundmi dhe në pozitën e tij si zëvendës ambasador i SHBA-ve në Serbi duke e bërë atë jo vetëm të njohur me zhvillimet ne rajonin tonë nga afër por dhe me dinamikën e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë me specifikisht. Është mëse e pritshme që në rolin e tij aktual, z. Escobar të vazhdojë të ketë pjesë të agjendës së tij edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ashtu siç e kishte dhe z. Palmer”.

Megjithatë, nëse priten ndryshime në negociatat Kosovë-Serbi, pas marrjes së misionit të ri të Gabriel Escobar, Jeta Krasniqi thotë se mbetet të shihet.

”Është herët për t’u thënë nëse do të ketë ndryshime dhe si mund të duken këto ndryshime. Patjetër që secili funksionar sjell eksperiencën e vet dhe qasjen e vet në mënyrë se si trajtojnë çështje të caktuara përfshirë këtu dhe çështjen e dialogut por një gjë është mëse e sigurt që përkushtimi i SHBA-ve për këtë proces nuk do të ndryshojë siç nuk do të ndryshojë as gatishmëria e tyre për ta çuar procesin drejtë një zgjidhjeje afatgjate. SHBA-të kërkojnë njohjen reciproke dhe ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar”.

Sipas Krasniqit përveç të dërguarit amerikan special për Ballkanin Perëndimor, një emisar special në dialogun Kosovë-Serbi, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbetet i domosdoshëm.

”Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi nën qeverinë e re Kurti është ende në fillesat e saj”.

”BE duket që ende është duke i përcaktuar konturet e kësaj faze të dialogut ndërsa nga ana tjetër Serbia së shpejti i drejtohet procesit të zgjedhjeve presidenciale periudhe deri në të cilën nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim domethënës në kuadër të këtij procesi. Përfshirja amerikane në mënyrë proaktive në këtë proces është e domosdoshme për t’i shtyrë palët drejtë një marrëveshjeje të paqes në të cilin është njohja reciproke dhe konsolidimi i sovranitetit të jashtëm të Kosovës por dhe hapja e dyerve për Kosovën drejtë NATO-së”.

”Në të njëjtën kohë, një përfshirje më direkt e SHBA-ve do të shërbente për të shtyrë dhe BE-në drejtë një qëndrimi më të unifikuar dhe përkushtimi më të shtuar të shteteve anëtare të saj për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke ofruar hapa konkret drejtë anëtarësimit në BE për palët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat