Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se Kosova është shembull për të mirë sa i përket vaksinimit.
Ai ka thënë se sipas #COVIDVAX-LIVE, Kosova gjendet aktualisht e para në rajon për doza të administruara në 1 milion banorë, përcjell Bota sot.
Cakolli ka theksuar se me dinamikën e deritanishme, vaksinimin e 70% të popullsisë me dy doza pritet ta kryejmë (deri më 31 dhjetor) para të gjitha vendeve të Ballkanit.
Reagimi i tij në Facebook:
Ndonëse për pjesën e masave parandaluese të shpërndarjes së virusit dhe mbikëqyrjes së respektimit të tyre qëndrojmë shumë keq, Kosova është shembull krejt tjetër (për të mirë) sa i përket vaksinimit.
Përkundër problemeve evidente ditëve të fundit, sipas #COVIDVAX-LIVE, qenkemi aktualisht të parët në rajon për doza të administruara në 1 milion banorë.
Me dinamikën e deritashme, vaksinimin e 70% të popullsisë me dy doza pritet ta kryejmë (deri më 31 dhjetor) para të gjitha vendeve të Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Vaksinimin e 70% të popullsisë madje mund ta arrijmë para plot 12 shteteve të BE-së. Kurse, për shembull, Zvicra mund ta përmbyllë këtë vaksinim vetëm 5 ditë para nesh.
Aktualisht në botë janë pos 14 shtete që tashmë kanë vaksinuar 70% të popullsisë me dy doza.