Lajçak tregon se çfarë u diskutua në takimet me Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

Lajçak tregon se çfarë u diskutua në takimet me Kurtin dhe Vuçiqin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:43
Kurti dhe Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur që në këto takime kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit unë zhvillova dy takime të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Për të diskutuar për hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat