Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare kishte marrë vendim për shtyrjen e orarin për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në mënyrë që të mirë menaxhohet respektimi i masave anti-COVID nga qytetarët e vendit. Orari i punës së policisë do të zgjatet nga 8 orë në 12 orë në ditë. Dhe se do të shtohet prezenca e policisë në të gjitha rrugët dhe vendbanimet e Kosovës. Mirëpo me gjithë këto orë shtesë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për paga shtesë për këtë kategori.
Derisa ende nuk dihet se sa do të zgjasë orari shtesë prej 12 orësh, kështu kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
‘’Ashtu siç edhe jeni në dijeni orari 12 orë ka startua nga dita e djeshme, sa do të zgjas dhe deri kur nuk kemi asnjë datë të caktuar varësisht nga gjendja pandemike’’, thuhet në përgjigjen e Sindikatës së PK-së.
Nga kjo Sindikatë kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës apo Ministria e Punëve të Brendshme, se a do të ketë paga shtesë për 4 orë më shumë punë ashtu siç ishte vitin e kaluar.
Ata thonë se do të presin deri në mbledhjen e ardhshme të qeverisë dhe të shohin se do t’i kenë parasysh kërkesat e tyre.
‘’Sa i përket shtesave nuk është diskutuar asgjë nga ana e qeveris, ne si sindikatë ju kemi drejtuar kryeministrit dhe ministrit të MPB-së në lidhje me shtesat, akoma nuk kem informata deri në mbledhjen e ardhshme të qeveris’’, thuhet në përgjigjen e Sindikatës.
Tanimë dihet se për punonjësit shëndetësor veçse është marrë vendimi për ndarjen e shtesave në pagat e tyre, ndërsa nga Sindikata e Policisë së Kosovës thuhet se janë duke bërë përpjekjeje për një takim me Kryeministrin Kurti lidhur me këtë çështje dhe të paguhen njëjtë si personeli shëndetësor.
‘’Po bëjmë përpjekje për një takim të mundshëm me kryeministrin sa i përket kësaj çështje, që të paktën të jetë ashtu siç edhe janë marr vendimin për punonjësit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për luftim dhe parandalim të sëmundjeve pandemike që këto dy kategori janë përfituese’’, thuhet në përgjigjen e kësaj sindikate.
Kujtojmë se vitin e kaluar punonjësit e Policisë së Kosovës për tre muaj morën nga 100 euro shtesë pagës së tyre për orar të zgajtur të punës.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme u morë vendimi për ndarjen e 3 milionë e 989 mijë e 423 euro për angazhim të shtuar dhe punë me orar të zgajtur në terren të zyrtareve policorë aktiv në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës mori vendim për shtrëngimin e masave pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19. Mirëpo edhe pas marrjes së masave anti-COVID, një ditë më vonë nga Ministri e Shëndetësisë u bë e ditur se 36 persona humbën jetën nga ky virus vetëm brenda 24 orëve.