Një paciente e moshës 57 vjeçare është e shtrirë që shtatë ditë në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me COVID-19.
Gruaja nga komuna e Drenasit nuk e ka marrë vaksinën kundër COVID-19. Ajo në një intervistë në emisionin Info Magazine tregoi arsyen se pse nuk është imunizuar.
“Më herët nuk më ka thënë askush. Nuk kam qenë e informuar. Me datën 18 gusht unë e kam pasur terminin për ta marrë vaksinën, por atëherë unë kisha qenë e prekur me COVID-19 dhe më kanë thënë “Mos e merr vaksinën””.
57 vjeçarja tha se do ta marrë patjetër vaksinën kur shëndeti i saj do të përmirëoshet, derisa bëri apel që të vaksinohen që të gjithë.
“Kur ta marrë veten do ta marrë vaksinën. Mesazhi im është që vaksinat është mirë me i marrë si të rinjtë edhe të vjetrit. Me siguri që na mbrojnë”.