Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së.
Kreu i PDK-së ka thënë se Abdullahu i i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë e Kosovës.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës.
Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.
Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike.