Krasniqi: Kurti të marrë mësim nga PDK

Aktuale

Krasniqi: Kurti të marrë mësim nga PDK

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 21:32
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur rreth qeverisjes së Albin Kurtit dhe deklaratës së tij se nuk ka kush të bëjë opozitarizëm në vend.

Krasniqi tha se nga zoti Kurti s’ka çfarë të mësohet, as opozitarizëm as qeverisje.

“Nga zoti Kurti ne s’kemi çfarë të mesojme asgjë, as opozitarizëm dhe as qeverisje. Ai do të ishte mirë të mësonte nga qeverisja e PDK-së. Ka tashmë dy vite në pushtet dhe s’mundet t’i numërojë 3 projekte të mëdha të qeverisjes ë tij. Opozitarizimi i zotit Kurtit s’ka qenë opozitarim, po bojkotim. Opozitarizmi jonë do të bazohet në kompetencë dhe dije. Cinizmin e zotit Kurtit e kuptoj, eshte pjesë e karakterit politike që ai ka ndërtuar.

Ajo ç’ka duhet të përjetonim nga zoti Kurti është qeverisje, këtë s’po e shohim. PDK nën udhëheqjen time dhe bashkë me instancat drejtuese do ta kthejnë debatin tek alternativa, tek oferta. Kemi qeveri po s’kemi qeverisje. Po flasim për një menaxhim shkarazi të problemeve” tha Krasniqi 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat