Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish kundër qverisë së Kosvës.
Këtë radhë, Haradinaj reagoi ndaj gjobave që po iu shqiptohen qytetarëve nga policia për masat antiCOVID.
“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz?”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ky reagim i tij, erdhi vetëm pak ditë pasi ministri Murati zbuloi keqpërdorimin e 43 milionë eurove në kohën kur Haradinaj qeveriste me shtetin.
Postimi i plotë
A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!
RH