Haradinaj pranon letër nga Abdixhiku për shkurtimin e fushtës, por ai jep një propozim tjetër

Aktuale

Haradinaj pranon letër nga Abdixhiku për shkurtimin e fushtës, por ai jep një propozim tjetër

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar një letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes të cilës kërkohet që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.

Kjo po kërkohet për shkak të rritjes së infektimeve me virusin Covid-19.

Por Haradinaj ka dhënë një ide tjetër, që fushata zgjedhore të shkurtohet në vetëm 5 ditë, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.

Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.

Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!

RH

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat