Aktivisti Rron Gjinovci ka ironizuar me kërkesat e Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt për shkurtimin e fushatës zgjedhore.
Gjinovci hodhi dyshime se opozita ka disa sondazhe për zgjedhjet lokale, andaj edhe kanë kërkuar shkurtimin e fushatës.
Sipas tij, atyre nuk i kanë dalë pritshmërit e tyre për rënien e përkrahjes popullore të Albin Kurtit, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Do me thanë, edhe pse kanë shpresu që Binzi ka ra në përkrahje popullore, opozita poget ka pa sondazhe, e po lypin me shkurtu fushatën zgjedhore për 30 komuna në 10 ditë, tjetri edhe ma i dëshpërum në 5 ?