Deputetja e VV-së: Beteja anti-covid është kryetema e interesit dhe angazhimit tonë

Aktuale

Deputetja e VV-së: Beteja anti-covid është kryetema e interesit dhe angazhimit tonë

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:08
Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Valbon Krasniqi dhe Haxhi Avdyli

Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ishte në takim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) për të diskutuar për gjendjen e të infektuarëve me Covid-19.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku, kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe njëherit deputete e VV-së, ka thënë se, këto ditë pacienti duhet të jetë eipqendra dhe beteja anti-covid është kryetema.

Postimi në Facebook:

Nga vizita e sotme

SHSKUK

Pacienti duhet të jetë epiqendra, çdo herë kur përmendet shëndetësia.

Ndërsa, vlerësimi i punëtorëve shëndetësorë bëhet përmes përmirësimit të kushteve të punës, mundësimit të ngritjes profesionale dhe mbi të gjitha, pagës në baza meritore.

Sot, beteja anti-covid është kryetema e interesit dhe angazhimit tonë, dhe nuk ka kompromis në këtë drejtim.

Respektimi i masave parandaluese është detyrim, si dhe vaksinimi prioritet mbi prioritete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat