Arianit Koci: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, nëse nuk lëshohet vërejtja e fundit për masat anti-Covid

Aktuale

Arianit Koci: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, nëse nuk lëshohet vërejtja e fundit për masat anti-Covid

Nga: A.Zh Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:48
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të lëshojnë vërejtjen e fundit për respektim të rregullave kundër Koronavirusit.

Ai ka thënë se në të kundërtën, duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

Avokati ka ofruar ndihmën e tij 24 orëshe, derisa të ulet numri i viktimave në vend.

Reagimi i tij në Facebook:

Ka ardhur koha që të lëshohet vërejtja e fundit për respektimin rigoroz të masave anti-covid.

Përndryshe, duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme, derisa të ulet ndjeshëm numri i viktimave.

Sidoqoftë, jam i gatshëm në çdo kohë, 24 orë në ditë - të angazhohem për të mirën publike kudo që ka ne nevojë (spitale, rrugë…), derisa të kalon kjo mynxyrë që na ka gjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat