Osmani takon presidentin e Zvicrës: Po negociojmë nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje

Aktuale

Osmani takon presidentin e Zvicrës: Po negociojmë nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:04
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga homologu i saj zviceran Guy Parmelin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga homologu i saj zviceran Guy Parmelin gjatë vizitës së saj zyrtare në Zvicër.

Ajo ka thënë se janë duke negociuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

Osmani ka theksuar se kjo do të zgjerojë lidhjet ekonomike të dy vendeve, të cilat, sipas saj, tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës së jashtëzakonshme të Kosovës në Zvicër.

Image
Vjosa Osmani është pritur nga homologu i saj zviceran Guy Parmelin

“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat