Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për pamjet e tmerrshme, ku një burrë në Prishtinë, rrah tri femra.
Burri ka sulmuar tri vajzat në pikë të ditës në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet.
E Gjinovci ka kërkuar dërgimin e këtij personi në burg, përcjell Bota sot.
“Ky është tmerr, por hallall vajzave që po ia kthejnë. Këtë rrugaç urgjent me çu n'burg”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Vajzat kanë treguar se rastin në fjalë e kanë paraqitur në policinë e Kosovës./BS