Një 40-vjeçar nga Juniku ka vdekur më 30 gusht, si pasojë e koronavirusit. Për vdekjen e tij ka njoftuar kjo komunë, duke shkruar se i trishtë ishte lajmi për ndarjen e hershme të Leonard Jasiqit.
“I papritur dhe i trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të bashkëqytetarit, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi, Leonard Adem Jasiqit në moshën 40 vjeçare.
Bota, vendi dhe komuna e Junikut kaluan një vit sfidues e të rënd si pasojë e pandemisë globale COVID-19, vendi ynë humbi shumë jetë, mirpo tronditëse ishte vdekja jote në moshë kaq të re Leonard nga ky virus tinzar.
Pikëllimi dhe dhimbja nga ky lajm tronditës për ndarjen e hershme të të riut junikas Leonard Jasiqi, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi rëndoi, preku dhe pikëlloj çdo shtëpi junikase , dhimbja për Leonardin është e të gjithëve, familjes Jasiqi, shokëve, miqëve, bashkëqytetarëve.
Leonardin do e kujtojmë për natyrën e qetë dhe të dashur të një junikasi, si një djalë i sjellshëm, për kujtimin që la e për rininë që nuk arriti ta shijoj mjaftueshëm.
Ngushëllime familjes Jasiqi, miqëve, farefisit, shokëve dhe bashkëqytetarëve !
Shpirti i tij u preht në paqe !”
