Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pasi në Facebook u publikua një video ku një person shihet duke i goditur me shqelma dhe shkop tri vajza në Prishtinë.
Kusari tha se kjo video duhet të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të arrestohet i dyshuari.
“M’dhimti zemra kur e pashë këtë video. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë në mënyrë autoritetet me e vërtetu autencitetin e videos dhe me e arrestu këtë kafshën”, shkroi Kusari.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.