“Albini nuk vendos dot për...”/ Rama: Ja si do ta bëjmë Serbinë t’i kërkojë falje Kosovës

Aktuale

“Albini nuk vendos dot për...”/ Rama: Ja si do ta bëjmë Serbinë t’i kërkojë falje Kosovës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:45
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet në Kosovë, por sipas tij kjo duhet bërë përmes politikës dhe jo duke vendosur barrikada.

Rama tha se shqiptarët duhet të tregohen strategjikë, që ta çojnë Serbinë tek kërkimi i faljes për krimet në Kosovë.

“Dialogu me Serbinë është jashtëzakonisht i vështirë. Por atmosfera e cila duhet ta rrethojë nuk mund të jetë një atmosferë barrikadash. Unë mendoj që Serbia duhet të kërkojë falje dhe mund ta çojmë te kërkimi i faljes, por duhet të jemi strategjikë dhe të bëjmë politikë”, tha Rama.

 Rama pati kritika edhe për politikanët e Kosovës, pasi sipas tij Kosova ka hyrë në një rrugë të rrezikshme duke ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme.

“Shqipëria është sovrane në politikën e vetë të jashtme. Është e udhës që të bashkërendojnë qasjen. Unë mendoj që ne e fitojmë luftën diplomatike me një qasje strategjike si kjo që ka Shqipëria. Albini nuk mendon kështu. Atëherë është sovran të vendosi për Kosovën, por nuk vendos dot për Shqipërinë. Mendoj që Kosova ka hyrë në një cikël shumë të rrezikshëm prej disa vitesh duke e bërë politikën e brendshme politike të jashtme dhe të jashtmen politikë të brendshme. Dhe as e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e veta, as e çon përpara kauzën e vetë duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë. Në Kosovë, jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashtme politikë e brendshme. Për të marrë vota brenda bëhej lufta imagjinare”, tha Kryeministri Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat