Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, thotë se situata aktuale me pandeminë është e rrezikshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai shpjegoi se nëse mbeten këta numra të të infektuarve edhe më tej do të ishte me rrezik zhvillimi i zgjedhjeve lokale.
“Ka mundësi ligjore për shtyrje, unë mendoj personalisht, mendimi im është që dy javë para zgjedhjeve mund të shihet situata edhe trendi, nëse ka trend të mirë të zbritjes së numrave dhe përmirësimit të situatës nuk ka nevojë me i shty zgjedhjet.”
Ai tutje kërkon që KQZ me ligj të rregullohet që në momentet kur ka veprime të fushatës zgjedhore me i kontrollu dhe me i bë transparente për publikun.