Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka komentuar lidhur me ofertën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që fushata për zgjedhjet lokale të shkurtohet në vetëm dhjetë ditë.
“Tha: dhjetë ditë fushatë! Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën”, është shprehur Rrahmani.
Postimi i plotë:
Tha: dhjetë ditë fushatë!
Fushatën e ka fillu qe dy muaj pa ndalë, natën e ditën.
Për këta është e rëndësishme të thuhet e kurr mos të bëhet...
Kështu i kanë të gjitha premtimet!