Osmani shkon në Amerikë, ja arsyeja

Aktuale

Osmani shkon në Amerikë, ja arsyeja

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 09:14
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të qëndrojë nga data 18 deri më 27 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet bëjnë të ditur se presidentja do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Kjo pritet të jetë vizita e parë e Osmanit në SHBA që kur u zgjodh presidente e Kosovës.

Gjithashtu kujtojmë se Osmani është duke qëndruar në Zvicër në kuadër të Forumin Ekonomik të Zvicrës, ku gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin zviceran, Guy Parmelin, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat