Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka treguar se pse nuk është mbajtur takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme.
“Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër”, ka shkruar ai.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme.
Present në takim kanë qenë:
Adelina Grainca
Bahrim Shabani
Dimal Basha
Fitore Pacolli
Haki Abazi
Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.
Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit.