Shpesh herë shkaku i shpejtësisë mediat bëjnë edhe gabime në drejtshkrim.
E një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi në njërin prej televizioneve.
Këngëtarit të muzikës popullore, Afrim Muqiqi, në përshkrimin e tij njëra nga mediat ia ka ngatërruar mbiemrin.
Duke iu referuar me atë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.