​1019 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi, 79 në gjendje të rënduar shëndetësore

Aktuale

​1019 pacientë me COVID-19 në oksigjenoterapi, 79 në gjendje të rënduar shëndetësore

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 1209 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1019 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 166 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 212 pacientë

Spitali i Gjilanit, 139 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë

Spitali i Ferizajt, 76 pacientë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat