26 të vdekur në Kosovë nga Covid, kaq persona u infektuan

Aktuale

26 të vdekur në Kosovë nga Covid, kaq persona u infektuan

Nga: G.B Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:56
QKUK

26 persona kanë vdekur nga Covid në Kosovë në 24 orët e fundit.

IKSHPK njofton se janë infektuar 1448 persona, përcjell Bota sot.

Po ashtu janë shëruar 1461 persona.

Njoftimi i plotë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat