Ditë më parë media ka raportuar se Bujar Gashi ka liruar detyrën e Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
“Ky vendim është marr javë më parë, në koordinim të plotë me kryetarin Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për besimin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.
Media ka zbuluar se i njejtë ka kandiduar në garën si drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme, Bujar Gashi është zgjedhur drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, duke lënë pas kundërkandidatët për këtë garë, Florie Hyseni Morina dhe Zylfije Visoka.