Publikohet mosha e 26 të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

Publikohet mosha e 26 të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

26 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 15 prej viktimave janë burra dhe 11 gra.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grumposhash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, një prej viktimave i takon grupmoshës 20-29 vjeç, tri viktima janë të grupmoshës 30-39, tri viktima të grupmoshës 50-59, pesë viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç, nëntë viktima të grupmoshës 70-79 vjeç dhe pesë viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare.

Image
Statistikat nga MSH

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Pejës, Malishëvës, Vitisë, Gjilanit, Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Ferizajt, Gjakovës, Podujevës, Lipjanit, Skënderajt, Gllogocit, Kamenicës, Rahovecit, Deçanit dhe Vushtrrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat