Tashmë jemi të gjithë në dijeni se si kanë ndodhur dallaveret me shitjen e tokës së Kosovës.
Agjencia e Privatizimit, ka arritur të shes gati çdo gjë që ishte pronë e shtetit dhe në këtë mënyrë e kanë ble ata që ishin më të fortë, pra një pjesë të madhe komandantët e UÇK-së dhe pjesën tjetër politikanët e fuqishëm.
Këto toka të Kosovës, janë shitur me çmime marramendëse, pra gati sa janë falur, derisa kur është bërë shpronësimi i po të njëjtave toka nga ana e shtetit, ato janë paguar nga shteti me miliona euro.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka treguar detaje të reja rreth keqpërdorimit me shpronësime, të qeverisë Haradinaj të cilës i ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Në një postim në Facebook Murati ka treguar se si toka që ishte privatizuar me 6 euro arin nga AKP-ka ishte vlerësuar 600 fish më shumë në procesin e shpronësimit.
E këto dallavere me toka gjatë privatizimit dhe shpronësimeve i ka komentuar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari përmes një postimi në Facebook, shprehet se Ramush Haradinaj ia paska kalu edhe Sami Lushtakun me çmim për privatizimin e tokave të shtetit.
Sipas tij, Samiu e ka ble 50 euro, kurse e ka shitur 7 mijë euro, ndërsa Ramushi e ka ble për vetëm 6 euro arin.
“Ramush komandanti ia paska shku edhe Sami komandantit me çmim.
Do me më dal Samiu ma patriot se këta komandantët tjerë, po mendoj për çmim e ka ble 50 euro e ka shit 7.000, kurse Ramush komandanti tokat që janë ble 6 euro me dallavere përmes AKM.
E ka ble me pare të shteti 7.500 euro edhe mirë i kemi punët sa na kanë vjedhur e plaçkitur komandantët e politikanët tanë!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.