Kosova ka disa javë që është në një gjendje alarmante.
Situata me Covid-19, dhe varianti e ri Delta, po rrezikon secilin qytetarë të Kosovë.
Numri i lartë i të infektuarve sidomos numri i lartë i vdekjeve, ka vendosur Kosovën si vend i rrezikut pothuajse e gjithë Bota.
Në anën tjetër, edhe pse gjendja është alarmante Qeveria akoma nuk ka marr masa të rrepta për të siguruar jetën e qytetarëve.
Kurse, nga LDK-ja tashmë ka zëra që vendi duhet të mbyllet për të paktën dy javë.
Kështu është shprehur ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili po kërkon që shteti të veproj urgjentisht.
Shkrimi i plotë:
SHTETI TË VEPROJ URGJENTISHT!
1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Shifra të frikshme! Këto masa nuk po mjaftojnë! Nuk po bie numri i vdekjeve dhe i të infektuarve!
Sonte do duhej të mblidhej Kuvendi i Republikës dhe të merr vendime konform situatës së krijuar, çdo zvarritje po kushton me jetë njerëzish!
Pa njē mbyllje minimum 14 ditë, vështirë të futet gjendja nën kontrollë!
Veproni!