Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, janë duke mbajtur konferencë për media.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se nga 13 shtatori i këtij viti punëtorët e administratës publike nuk do të mund të shkojnë në punë pa e prezantuar certifikatën e vaksinimit, testin PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe testin serologjik.
Vitia njoftoi se kanë marrë vendim që nga data 12 shtator të filloj vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19 edhe të dielave.
Kjo konferencë ka ardhë si pasojë e vdekjeve të mëdha dhe numrin të madh të të infektuarve me Covid-19.