Ish-ambasadori: Ky është shёrbimi mё i mirё qё Rama po ia bënë Putinit - ja si po e paraqet Kurtin!

Aktuale

Ish-ambasadori: Ky është shёrbimi mё i mirё qё Rama po ia bënë Putinit - ja si po e paraqet Kurtin!

Nga: A.M Më: 3 shtator 2021 Në ora: 18:23
Vladimir Putin, Edi Rama dhe Albin Kurti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për afërsinë me presidenti serb Vuҫiq.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Rama, Kurtin po e paraqet si njё fqinj grindavec, kurse Vuҫiqi, si njё vёlla me tё cilin merret vesh.

Po ashtu, Lauka tregoi se edhe cilin shërbim po ia bënë ‘vëllait’ të tij, presidentit rus, Vladimir Putin.

“Rama e vuri nё shёnjestёr procesin e Berlinit si “shumё tё avashtё dhe qё varet nga burokracia europiane”, ndёrkohё qё ngriti nё qiell nismёn “Ballkani i hapur”, e cila, sipas tij, nuk varet nga tё tjerёt, por nga vetё ne ballkanasit. “Ballkani-ballkanasve” ёshtё njё tezё e vjetёr e Moskёs qё synon largimin e kёtj rajoni nga Perёndimi, pёr tё mbetur nё domenin rus. Ky ёshtё shёrbimi mё i mirё qё ai i bёn vёllait tё madh tё ‘vёllait’ tё tij – Vladimir Putinit”, deklaroi ish-ambasadori Lauka, përcjell “Bota sot”.

Image
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka

Postimi i plotë

Vёllezёrit serbё dhe fqinjёt kosovarё

Nё emisionin e mbrёmshёm “Opinion”, nё Tv Klan, kryeministri i Shqipёrisё, Edi Rama, theksoi se me homologun e tij kosovar, Albin Kurtin, ka “mosdakordёsi konceptuale” pёr politikёn rajonale, ndёrkohё qё solli jo pak argumente, se pёr kёtё ҫёshtje, ka pajtim tё plotё konceptual me presidentin serb, Aleksandёr Vuҫiҫ. Nё kёtё kontekst, Kurti paraqitet si njё fqinj grindavec, kurse Vuҫiqi, si njё vёlla me tё cilin merret vesh.

Rama e vuri nё shёnjestёr “procesin e Berlinit” si “shumё tё avashtё dhe qё varet nga burokracia europiane”, ndёrkohё qё ngriti nё qiell nismёn “Ballkani i hapur”, e cila, sipas tij, nuk varet nga tё tjerёt, por nga vetё ne ballkanasit. “Ballkani-ballkanasve” ёshtё njё tezё e vjetёr e Moskёs qё synon largimin e kёtj rajoni nga Perёndimi, pёr tё mbetur nё domenin rus. Ky ёshtё shёrbimi mё i mirё qё ai i bёn vёllait tё madh tё “vёllait” tё tij – Vladimir Putinit.

Nё vazhdim, Rama deklaroi se “Ballkani i hapur” ёshtё interes strategjik i kombit shqiptar, duke zhvendosur boshtin e interesave tё vёrteta strategjike tё shqiptarёve si bashkёpunimi Kosovё- Shqipёri, intergrimi euro-atlantik dhe forcimi i marrёdhёnieve me aleatёt strategjikё – Brukselin dhe Uashingtonin.

Qёndrimi i Ramёs tё kujton atё tё regjimit monist, tё bazuar nё ideologjinё komuniste, pёr “vёllezёrit kinezё” dhe “shokёt kosovarё”.

Po qёndrimi i Ramёs mbi ҫfarё ideologjie bazohet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat