Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar mbyllje dyjavore në Kosovë, për të ngadalësuar përhapjen e Koronavirusit.
Ai ka thënë se më mirë është dy javë mbyllje se katër muaj “vajtim” gjatë dimrit, përcjell Bota sot.
Ahmeti ka dhënë pesë rekomandime lidhur me këtë çështje, duke thënë se Kosova nuk ka njerëz për të humbur.
Reagimi i tij në Facebook:
Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen - me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit - vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit - ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente
Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.
Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. S’kemi njerëz për të humbur.