Boksieri Luan Krasniqi ka mohuar se do të ketë postin e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, derisa ka thënë se është prej kohësh ambasador i sportit në mes të dyja vende. Kjo pasi ai u përmend si një kandidat i mundshëm për këtë post.
Pas kësaj ja reaguar profesori Rrahman Paçarizi, i cili ka thënë se Krasniqi na e përkujtoi se shteti nuk është hajgare, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Luani është treguar i madh, duke mos sharë por duke treguar se sa serioz është shtetit dhe është treguar më serioz se sa zvarranikët që luten për një post ambasadori.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Luan Krasniqi na paska përkujtu edhe një herë që shteti nuk është hajgare, qysh na po mendojmë. Nja dy-tri ditë sa rrjetet sociale e përqeshën mundësinë që Luani me qenë ambasador, natyrisht, siç gjithmonë ndodh te ne, askush nuk e kish marrë mundimin me e pyete atë vetë nëse ishte në kombinime të tilla. Me fisnikërinë që e karakterizon, Luani nuk paska sha, thjesht qenka tregu i madh, duke na tregu se shteti është shumë më serioz sesa e konceptojnë populistat dhe hajgarexhinjtë e rrjeteve sociale. Për mua, qenka tregu shumë ma serioz dhe me vetëdije shumë ma të lartë nacionale sesa zvarranikët që luten për një post ambasadori.