Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka formuar Qeverinë e re.
Por kjo Qeveri po cilësohet mjaftë e dëmshme për Shqipërinë.
Kështu, profesori shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Mehazi, thotë se kjo Qeveri nuk është e Shqipërisë por e Ballkanit të Hapur.
Sipas tij, Qeveria e Ramës është antishqiptare dhe e formuar sipas dëshirës së Vuçiqit dhe Zaevit.
Ai shkruan në Facebook, se ne kabinetin qeveritar ka ministra maqedon dhe serb.
Lindita Nikolla sipas Mehazit është maqedonase.
“Qeveria e re e Edi Ramës s'është e Shqipërisë, por e Ballkanit të Hapur të Vuçiqit
Qeveria e re e Edi Ramës s'është shqiptare, kjo është formuar sipas dëshirës së Ballkanit të Hapur të Vuçiqit e Zaevit, kabineti i ri i qeverisë së Edi Ramës është me dikastere ministrash maqedone-serbe-shqiptare, njëra prej ministreshave maqedonase është, Lindita Nikolla, kurse dy ministritë serbe të Shqipërisë gjeni ju vetë miq të dashur!”, shkruan Mehazi, përcjell gazeta “Bota sot”.