Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka komentuar kërkesën e Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit për shkurtimin e fushatës zgjedhore.
Krahas kësa, Pozhari nuk e kishte të qartë se pse Abdixhiku dhe Krasniqi duhet tëp resin përgjigje nga Kurti, pasi këtë vendim mund ta marrin pa lejen e kryeministrit.
“Që të dy janë kryetarë të partive dhe këto vendime mund t'i marrin pa lejen e kryeministrit! Janë votuesit më pas që gjykojnë veprimet dhe (pa)përgjegjësinë e cilësdo parti.
Nëse dikush është duke bë fushatë pa ndalë me tubime, janë pikërisht PDK e LDK. Nuk kanë nevojë të presin përgjigje të kujtdoqoftë nëse vërtetë duan ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Më pëlqeu propozimi i Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit që në këto zgjedhje të reduktohet koha e fushatës në terren apo edhe të gjenden forma të tjera të cilat do të shmangnin tubimet.
Por, atë që nuk e kam të qartë është se pse duhet të presin përgjigje prej Albin Kurtit?! Që të dy janë kryetarë të partive dhe këto vendime mund t'i marrin pa lejen e kryeministrit! Janë votuesit më pas që gjykojnë veprimet dhe (pa)përgjegjësinë e cilësdo parti.
Nëse dikush është duke bë fushatë pa ndalë me tubime, janë pikërisht PDK e LDK. Nuk kanë nevojë të presin përgjigje të kujtdoqoftë nëse vërtetë duan ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve.