Një lajm i zi ka tronditur Vushtrrinë dhe gjithë Kosovën.
28 vjeçarja Liberta Selaci e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka ndërruar jetë si pasojë e Covidid.
Ky lajm ka shokuar të gjithë shqiptarët.
Reagime të shumta pati pas vdekjes së Libertës.
Edhe deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ka reaguar, e cila thotë se vdekja e saj ka tronditur të gjithë.
Ajo duke shpreh ngushëllime për familjen ka bërë edhe apel që të vaksinohen qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Vdekja e Libertës sot na ka tronditur të gjithëve.
Një grua e re, energjike e shumë punëtore. E mbi të gjitha një bashkëqytetare e jona, ku shumica prej nesh patëm rastin t’a njohim nga afër.
Qytetarë të dashur, ju lutem të keni kujdes nga virusi covid-19, të respektoni masat dhe të vaksinoheni sa më parë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Selaci dhe Hasani!
Zoti u’a lehtësoftë dhimbjen!