Ja sa vaksina u administruan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Aktuale

Ja sa vaksina u administruan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 të vdekur nga COVID-19.

Ndërsa, janë regjistruar 1278 raste pozitive nga mbi 10 mijë testime. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19, e prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat